Ne ju ndihmojmë

Kënd

Bashkëshorti juaj ose partneri ju rrah, ju frikëson, ju poshtëron, iu përkufizon lirinë tuaj, në qoftëse frika dhe dhuna jetën tuaj dhe të fëmijëve e bën të pamundur, keni të drejtë simbas rregullores Art. 175 ZGB (Libri i ligjeve zviceriane), të dilni nga banesa së bashku me fëmijët tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni gjithashtu të drejtën tuaj, në qoftëse si vajzë e re jeni e kërcënuar nga martesa e dhunshme.

Ku?

Në shtëpinë e grave ju mund të gjeni përkohësisht strehim dhe këshilla. Aty do të banoni së bashku me gra dhe fëmijë të tjerë, të cilët kanë përjetuar ngjarje të ngjashme me ato tuajat. Ju mund të qëndroni në shtëpinë e grave aq gjatë derisa të gjendet një zgjidhje për ju dhe fëmijët tuaj.

Nga kush iu vjen ndihma?

Bashkëpunëtoret e shtëpisë së grave ju ndihmojnë në këtë drejtim, të zhvilloni perspektivë të re dhe ti planifikoni hapat e ardhshëm. Në rast nevoje, ne ju ndërmjetësojmë në kontaktet me avokatet e drejtësisë, mjeket, entet sociale, me këshillimoren ndihmë viktimës, etj. Ne jemi të detyruara për ruajten e sekretit. Adresa e shtëpisë së grave është fshehtësi.

A kushton diçka?

Qëndrimi në shtëpinë e grave nuk është falas. Por mungesa e të hollave nuk është pengesë për qëndrim. Në këto raste, ne përkujdesemi që shpenzimet të mirren përsipër nëpërmjet vendit përgjegjës.

E rëndësishme!

Në rast se keni vendosur që të vini në shtëpinë e grave, duhet që t`i merrni me vete, nëse keni mundësi: dokumentat, paratë, rrobat, lodrën më të dashur të fëmijës suaj.

Ju mund të na kontaktoni përmes telefonit ditë dhe natë

061 681 66 33
Shtëpia e grave Basel