A po rriheni apo ndiheni të kërcënuar?
Ne ju ndihmojmë.
Nëse jeni prekur ose të kërcënuar nga dhuna në familje dhe jeni të paktën 18 vjeç, mund të hyni në shtëpinë e grave, me ose pa fëmijë. Shtëpia e grave të Basel-it është një vend i sigurt me adresë të fshehtë. Një këshilltare ju shoqëron juve dhe fëmijët tuaj në rrugën drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe ju mbështet në:
- Përpunimin e dhunës së përjetuar
- Zhvillimin e perspektivave të reja
- Lidhjen me profesionistë të fushës
- Sqarimin e çështjeve ligjore
- Kryerjen e detyrave administrative
- Krijimin e një strukture ditore për fëmijët tuaj
Na telefononi – pa obligime, konfidenciale dhe anonime
24/7 Shtëpia e Grave 061 681 66 33
Ekipi ynë i kuptueshëm flet disa gjuhë. Mund të na telefononi edhe së bashku me një mikeshë ose me një person të besuar që flet gjermanisht dhe ju mbështet. Sapo të jeni në shtëpi, ne punojmë me përkthyese.
Ju lutemi, sillni me vete për veten dhe fëmijët tuaj:
- Dokumentet personale (letërnjoftime, leje qëndrimi, etj.)
- Dokumentet e sigurimit shëndetësor
- Kartat bankare
- Barnat e rëndësishme
- Veshje
- Lodrat e preferuara të fëmijëve
- Vlera të rëndësishme
Nëse kjo nuk është e mundur, ne do të gjejmë një zgjidhje. Gjërat më të nevojshme i kemi në shtëpi.
Pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme
Si mund të shkoj në shtëpinë e grave?
Vendi i shtëpisë së grave është sekret. Kështu ne i mbrojmë gratë dhe fëmijët që jetojnë këtu. Na telefononi dhe ne do t’ju shpjegojmë gjithçka.
A mund t’i marr fëmijët e mi pa leje?
Po, keni të drejtë t’i merrni fëmijët tuaj për t’i mbrojtur nga dhuna në familje. Nuk ju duhet leja e babait.
A duhet të paguaj për të shkuar në shtëpinë e grave?
Jo, mund të hyni në shtëpinë e grave edhe pa të ardhura. Ne do të shqyrtojmë situatën tuaj financiare së bashku me ju.
A duhet të bëj një kallëzim në polici?
Vendosni vetë nëse doni të bëni një kallëzim. Nuk është kusht për të hyrë në shtëpinë e grave dhe nuk ka raportim automatik tek policia.